SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT NË UDHËTIM

SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT NË UDHËTIM

INSIG JETE sh.a. ju ofron qetësinë dhe lehtëson shpenzimet tuaja nëse gjatë qëndrimit në një shtet të Europës ju keni nevojë për trajtim mjekësor si pasoje e një aksidenti apo problemi mjekësor emergjent të papritur. Kontrata e sigurimit ofron mbulimet e mëposhtme:
Shpenzimet Mjekësore emergjente

Siguruesi do të paguajë, për shpenzime emergjente dhe të arsyeshme mjekësore, trajtimin spitalor si pasojë e një aksidenti ose gjendje shëndetësore të papritur dhe të pa parashikueshme e cila nuk ka ekzistuar më parë. Siguruesi do të aplikojë pjesë të zbritshme në masën 50 Euro, për çdo kërkesë për dëmshpërblim të mbuluar nga kontrata e sigurimit. Për persona mbi 60 vjeç, Siguruesi do të paguajë shpenzime emergjente mjekësore dhe trajtime spitalore që janë si pasojë vetëm e aksidentit.
Shpenzimet e Riatdhesimit

Siguruesi do të paguajë:

  1. Shpenzimet për qeranë e një mjeti transporti ose të një ambulance ajrore ose përdorimin e linjës së rregullt ajrore përfshirë shoqëruesit e kualifikuar, të vërtetuar si të nevojshëm nga mjeku dhe autorizuar nga Siguruesi për riatdhesimin e një personi të sëmurë apo të dëmtuar seriozisht.
  2. Shpenzimet funerale jashtë territorit të Shqipërisë dhe /ose kostoja e transportit të kufomës apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të treguar në polici nëse ai vdes brenda periudhes së mbulimit.


Demshpërblimi për Humjen e Jetës së personit të siguruar

  1. Siguruesi do të dëmshpërblejë përfituesin deri në shumën e përcaktuar në policen e sigurimit për vdekjen aksidentale të të Siguruarit nëse ajo ndodh brenda periudhës së sigurimit ose deri në 12 muaj pas ndodhjes së aksidentit dhe nuk është si pasojë e shkaqeve të përjashtuara nga kontrata e sigurimit.
  2. b. Siguruesi do të dëmshpërblejë Përfituesin në shumë 2 000 Euro për vdekjen natyrore të të siguruarit nëse ajo ndodh brenda periudhës së sigurimit dhe nuk është si pasojë e shkaqeve të përjashtuara nga kontrata e sigurimit.
Mbulimet sipas SeksioneveShuma e sigurimit Opsioni-1Shuma e sigurimit Opsioni-2
Seksioni 1. Shpenzimet Mjekësore30 000 euro10 000 euro
Seksioni 2. Shpenzimet e Riatdhesimit30 000 euro10 000 euro
Seksioni 3. Demshpërblimi për Humbjen Aksidentale të Jetës 30 000 euro10 000 euro