HISTORIKU

Historiku
INSIG është kompania e parë e sigurimeve në tregun shqiptar, krijuar më 1991 me kapital tërësisht shtetëror e licensuar të kryejë aktivitetin sigurues për Sigurimet e Jetës edhe të Jojetës. Në Qershor 2016, INSIG privatizohet 100% nga grupi Eurosig dhe në Janar 2017 bazuar në ligjin për sigurimet dhe risigurimet në territorin e Shqipërisë kompania INSIG ndahet në dy kompani të veçanta INSIG JETE sh.a. dhe INSIG sh.a.
INSIG JETE sh.a. krijohet si kompani sigurimesh me NUIS : L71325020H dhe ofron produktet e sigurimit të jetës.
Në Maj 2017 INSIG JETE sh.a ndryshoi aksioneret duke u pjesë e Balfin Grup, Kastrati Grup dhe Eurosig.

Bazuar në Marrëveshjen 3 palëshe të datës 26.Maj 2020 dhe Vendimin e Autoritetit Mbikëqyrës Financiar Nr. 117 datë 31.08.2020 mbi

“Miratimin e pjesëmarrjes influencuese të shoqërisë EUROSIG SH.A në shoqërinë e sigurimit të jetës “INSIG JETE” SH.A ,Bordi AMF

vendosi:

Miratimin e pjesëmarrjes influencuese të aksionarit shoqëria “EUROSIG”SH.A në nivelin 100% të kapitalit të
shoqërisë së sigurimit të Jetës “Insig Jetë” sha

Aksionerët e kompanisë INSIG JETE sh.a.

EUROSIG sh.a. me përqindje pjesëmarrje 100%

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës

Kompania INSIG JETE sh.a. ka sistem administrimi me dy nivele dhe Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

  • Z.Vasil Pilo - Kryetar
  • Znj.Anila Ibraj - Anëtar
  • Z.Forcim Kola – Anëtar
Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë “INSIG JETE Sh.a”
Znj. Elvana Mino

INSIG JETE sh.a. ushtron veprimtarinë e sigurimit, nëpërmjet përgatitjes, ofrimit, nënshkrimit dhe zbatimit të kontratave të sigurimit “ Jete” sipas termave dhe klasave të përcaktuara në Ligjin Nr 52/2014” Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” akteve të tjera normative dhe për të cilat është e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare me Licensën Nr 4/2000 datë 27.12.2016 .
Klasat e sigurimit në të cilat Kompania INSIG JETE sh.a. është licensuar dhe ushtron veprimatrinë e saj

  • Sigurimi i jetës
  • Sigurimi martesë – lindje
  • Sigurimi i jetës i lidhur me sipërmarrjet e investimeve kolektive
  • Anuitetet
  • Sigurimi shtesë, i cili lidhet me kontratën e sigurimit të jetës, duke përfshirë një ose më shumë nga kombinimet e mëposhtme:

a) Vdekje si rezultat i aksidentit;
b) Paaftësi e përhershme në punë ose aftësi e kufizuar në punë, ose një lloj i caktuar dëmtimi si rezultat i një aksidenti;
c) Paaftësi e përhershme në punë ose aftësi e kufizuar në punë, ose një lloj i caktuar dëmtimi si rezultat i një sëmundjeje;
d) Paaftësi e përkohshme si rezultat i një aksidenti;
e) Paaftësi e përkohshme si rezultat i një sëmundjeje;
f) Paaftësi për të kryer profesionin apo punën si rrjedhojë e dëmtimeve trupore;
g) Shërbimet spitalore;
h) Sëmundjet e pashërueshme;
i) Shërbimet mjekësore.