SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT TË NXËNËSVE DHE STUDENTËVE

SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT TË NXËNËSVE DHE STUDENTËVE

Kontrata e sigurimit është dizenjuar me synimin që të ofrojë për prindërit një mbështetje financiare në rast sëmundje apo aksidenti të fëmijës, gjithashtu dhe për të krijuar një kulturë sigurimesh tek brezi i ri. Sigurimi i jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe studentëve është sigurim 1-vjecar, me një çmim simbolik prej 500 lekë në vit për nxënësit dhe 1,000 lekë në vit për studentët.

Kontrata e sigurimit ofron përfitimet e mëposhtme:
Përfitimi për paaftësi të përkohshme
I paguhet të siguruarit në masën 100 lekë në ditë, shpërblim ditor spitalor, deri në 180 ditë qëndrimi në spital, por jo më pak se 5 ditë.
Përfitimi për paaftësi të përhershme
Dëmshpërblimi për paaftësi të përhershme llogaritet sipas shumave të përcaktuara në kushtet e sigurimit.
Mbulimi i shpenzimeve spitalore dhe farmaceutike
Në rast të ndodhjes së aksidentit, Siguruesi merr përsipër të mbulojë shpenzimet mjekësore dhe farmaceutike të arsyetuara nga mjeku.
Përfitimet për frakturat
– I paguhen të siguruarit në rast të frakturave të një ose më shumë kockave si më poshtë:
PërfitimeShuma e përfitimit studentëShuma e përfitimit nxënës
Frakturë e një gjymtyre të sipërme5 000 lekë3 000 lekë
Frakture e një gjymtyre të poshtëme7 000 lekë5 000 lekë
Frakture e kockave të legenit10 000 lekë8 000 lekë
Frakture e brinjëve5 000 lekë3 000 lekë
Dëmshpërblimi për humbjen e jetës së të siguruarit
I paguhet Përfituesit në rastin e humbjes së jetës së të Siguruarit. Vlera e përfitimit është e barabartë me shumën e sigurimit.
Dëmshpërblimi për sëmundjet kritike
I paguhet të Siguruarit në rast se gjatë periudhës së sigurimit preket nga ndonjë sëmundje e rëndë e parashikuar në këtë kontratë. Perfitimi për semundje kritike mbulon shpenzimet e bëra për kurim dhe udhëtim deri në shumën e sigurimit.
Dëmshpërblimi për humbjen e jetës së prindërit
I paguhet të Siguruarit nëse si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën njeri apo të dy prindërit e të siguruarit.