Plan-Masat anti-COVID

PLAN-MASAT ANTI-COVID

“Mbi vazhdimësinë dhe përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia globale COVID-19”.

Pritshmëritë ndaj subjekteve nën mbikëqyrje,për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19

Në zbatim të udhëzimit;“Mbi pritshmëritë ndaj subjekteve nën mbikëqyrje,për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19”, të Bordit AMF të datës 29.07.2020,nr 94 si edhe Plan masave të shoqërisë,kjo e fundit ka rishikuar Plan biznesin e vitit 2020,i ndikuar nga efektet e COV-19,të rishikuar,si edhe ka kryer vlerësime e  rishikuar kushtet e kontratave duke përditësuar procedurat e marrjes në sigurim me qëllim për të pasqyruar çdo ndryshim të ekspozimit të risqeve dhe ekspozimit ndaj efekteve të COVID-19.
Shoqëria kujdeset çdo ditë
në mënyrë të vazhdueshme të ruajë aftësinë e saj likuide duke përmbushur detyrimet afatshkurtër të biznesit nëpërmjet politikave të kujdesshme të shitjeve dhe njëkohësisht të arkëtimeve të aktivitetit të shitjeve si edhe planifikimit të kujdesshëm dhe të rishikuar të shpenzimeve të biznesit të cilat në të njëjtën kohë përbëjnë detyrime për pagesë.Me qëllim ruajtjen në nivelet e përcaktuara me ligj të treguesve të biznesit për shkak të pandemisë,prej 21 Prill 2020,shoqëria ka zbatuar urdhërin nr 6 datë 21/Prill 2020 të Këshillit të saj Mbikëqyrës,“Për reduktimin e shpenzimeve administrative të shoqërive të Grupit Eurosig-Insig” i cili ndër të tjera udhëzon mbylljen e  zyrave të shitjes jo efiçente,shkurtimin e punonjës shitje që realizojnë më pak të ardhura vjetore krahasuar me objektivin ,ristrukturimin e strukturave qendrore me qëllim reduktimin e shpenzimeve administrative, etj.

Shoqëria rishikuar marrëveshjet e risigurimit,për të kufizuar ekspozimin ndaj COVID-19
duke marrë në konsideratë një nivel mbajtje agregate,për të gjitha ngjarjet që mund të ndodhin brenda vitit si pasojë e COVID-19,do të rishikojnë kushtet e kontratave të sigurimit,për të reflektuar çdo ndryshim të ekspozimit të risqeve gjatë periudhës së pandemisë.Për produktet qe lidhen me mbulimin nga pandemitë,do të jenë të qarta mbulimet e tyre në raste të ndodhjes së ngjarjeve të siguruara. Shoqëria do të kryejë vlerësim të produkteve të cilat mund të ndikohen nga pandemia duke informuar personat e siguruar dhe përditësojë udhëzimet/procedurat e marrjes në sigurim në vijim të ngjarjes së COVID-19.

Shoqëria garanton
se informacioni i cili i komunikohet të siguruarit mbi të drejtat kontraktuale është i qartë ,i mjaftueshëm dhe në kohë ,duke orientuar edhe ndërmjetësit që veprojnë për llogari të lyre lidhur me këtë detyrim. Në faqen e saj zyrtare Insig Jetë ka çelur seksionin e dedikuar për pandeminë e Covid-19 ku përmbahet i përditësuar informacion i plotë mbi plan-masa të ndërmarra nga shoqëria për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19,etj informacione të nevojshme për këtë rubrikë.

 

Prej muajit 13 mars 2020 kryhen periodikisht denzifektimi i të gjithë ambjenteve të punës brenda dhe jashtë si edhe automjetet në përdorim.

Para fillimit të punës pastrohen dhe denzifektohen me denzifektantë tryezat kompjuterat etj mjete në përdorim të tilla si doreza dyersh, dyer, etj sipas protokollit të MSH.

Punonjësit janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe dezifektantët e duarve.

Solucionet dizifektuese dhe pastruese së bashku me fashat e rregullave për mbrojtjen nga COVID-19 janë të afishuara në hyrjet kryesore.

Janë mirë informuar punonjësit, që në rast simptoma qofshin këto edhe të lehta të izolohen dhe qëndrojë në shtëpi.