SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT TË STUDENTËVE QË STUDIOJNË JASHTË SHQIPËRISË

SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT TË STUDENTËVE QË STUDIOJNË JASHTË SHQIPËRISË
Gjatë periudhes së studimit jashtë vendit ju mund të ndodheni përballë situatave të veshtira për jetën dhe shëndetin tuaj. Nëse kërkoni që qetësia dhe siguria t’ju shoqërojë gjatë gjithë periudhës së studimit drejtohuni tek INSIG JETE sh.a.
Ky sigurim ofron mbulimet si më poshtë:
Shpenzimet dhe ndihmën e menjëhershme për emergjencat mjekësore
INSIG JETE sh.a.do të paguajë shpenzimet e akomodimit për ditët e qëndrimit në spital, shpenzimet per diagnostikim, trajtim mjekësor dhe ndeërhyrje kirurgjikale për semundje që nuk kanë ekzistuar përpara hyrjes në fuqi të polices.
Shpenzimet e riatdhesimit ose të transportit special në rast dëmtimi trupor apo sëmundje të rënde
Në këto raste INSIG JETE sh.a. paguan shpenzimet për qeranë e mjetit të transportit ose ambulancës ajrore, për riatdhesimin e Studentit si rezultat i sëmundjes dhe dëmtimit fizik gjatë periudhës së sigurimit. Shpenzimet e riatdhesimit të Studentit për në vendbanimin e treguar në police, nëse ai humb jetën gjatë periudhës së sigurimit.
Dëmshpërblimin për humbjen e jetës së të siguruarit
Në rast të humbjes së jetës së të siguruarit nga shkaqe natyrore apo aksidentale siguruesi i paguan përfituesit dëmshpërblimin e barabartë me shumën e sigurimit të jetës.