SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT TË FAMILJES TUAJ

SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT TË FAMILJES TUAJ
ico_seguridad_paciente

Shëndeti juaj dhe i familjes tuaj është pasuria më e çmuar, të cilën gjithkush shpreson ta ketë për të gjithë jetën, por jo gjithmonë është e mundur të ndodhë kështu. Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe rreziqeve të tjerë, të cilët kërcënojnë shëndetin dhe jetën tonë.
INSIG JETË ka në mendje në çdo moment jo vetëm mirëqenien tuaj, që nga parandalimi dhe diagnostikimi deri në shërim, por edhe kompensimin e të ardhurave për pasardhësit tuaj në rast fatkeqësie, kjo falë Kontratës së Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit “Flexi Plan”.

SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT “FLEXI PLAN”

Zgjidh Sigurimin e Jetës dhe Shëndetit “Flexi Plan”, duke personalizuar në këtë mënyrë mbulimet në sigurim sipas nevojave, natyrës së punës dhe karakteristikave të familjes tuaj. Ky sigurim ju garanton mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Ofrohet në disa skema sigurimi, që ndryshojnë mes tyre në varësi të përfitimeve dhe shumave të sigurimit. Mund të sigurohen të rritur të grumoshës 18 – 60 vjeç dhë fëmijë të grupmoshës 1 muaj – 17 vjeç.
Çfarë ofron “Flexi Plan”
Përfitime për trajtimet mjekësore si pacient i shtruar

“Flexi Plan” ofron mbulim të çdo shpenzimi të nevojshëm për trajtime mjekësore apo ndërhyrje kirurgjikale gjatë kohën së qëndrimit të të siguruarit në spital si më poshtë:

  • Shpenzimet për dhomë dhe ushqim për çdo ditë shtrimi të të siguruarit në spital. Rimbursimi i shpenzimeve të shtratit dhe të ushqimit do të kufizohet në total me çmimin e paguar për një dhome me dy shtretër.
  • Shpenzimet për pagesën e mjekut specialist, kirurgut, anestezistit;
  • Përdorimi i pajisjeve dhe aparaturave të sallës së operacionit;
  • Kontrolle diagnostikuese, ekzaminimet me RXT, CT skaner, MRI skaner PET skaner, ekografitë;
  • Trajtimi në sallën e emergjencës;
  • Kujdesi Intensiv;
  • Ilaçet dhe medikamente mjekësore për përdorim në spital si dhe gjaku plazma dhe oksigjeni;
  • Proteza dhe pajisje mjekësore të ngjashme

Përfitime për trajtime mjekësore si Pacient i Jashtëm
“Flexi Plan” ofron mbulim të shpenzimeve të nevojshme për vizitat e mjekut të përgjithshëm apo specialist, ekzaminimet mjekësore, ndërhyrjet kirurgjikale për të cilat nuk kërkohet shtrim në spital si më poshtë:

  • Shpenzimet për konsultat me mjekun e përgjithshëm
  • Shpenzimet për mjekun specialist si dhe teste diagnostikuese të rekomanduara nga mjeku.
  • Kontrolle diagnostikuese, ekzaminimet me RXT, CT skaner, MRI skaner PET skaner, ekografitë, shintigrafi;
  • Kirurgjia ditore si pacient i jashtëm;
  • Shpenzimet e kryera për blerjen e medikamenteve sipas përshkrimit të mjekut në recetë për trajtimin e nevojshëm.
  • Shpenzimet për opinion të dytë mjekësore për semundje të rënda.


Check-up

Sigurimi krijon mundësinë e kryerjes së një pakete ekzaminimesh mjekësore Check-up të personalizuar, në klinika të përcaktuara nga Siguruesi.

Gjithashtu kontrata e sigurimit ofron dhe mbulime të tjera që rrjedhin si pasojë e aksidentit apo sëmundjes si më poshtë:

  • Shërbimi i ambulancës në rrugë
  • Trajtime dentare si pasojë e aksidentit
  • Shpenzimet e akomodimit në spital të prindit që shoqëron një të mitur nën 8 vjeç
  • Ndërhyrja kirurgjikale e kryer në një spital publik
  • Fizioterapi si pasojë e aksidentit
  • Kimioterapi dhe radioterapi

   Përgatitja për check-up

Karta Shëndetit

Çdo i siguruar pajiset me Kartën e Shëndetit personale. INSIG JETE sh.a. ju këshillon të paraqisni kartën e shëndetit në momentin që do të merrni një shërbim mjekësor në klinikat apo spitalet të cilat janë pjesë e rrjetit mjekësor të INSIG JETE sh.a, dhe të kërkoni prej tyre aplikimin e zbritjeve nga çmimi i afishuar. Paraqitja e kartës së shëndetit do të jetë gjithnjë e shoqëruar në ID personale.

Karta Shëndetit

Çdo i siguruar pajiset me Kartën e Shëndetit personale. INSIG JETE sh.a. ju këshillon të paraqisni kartën e shëndetit në momentin që do të merrni një shërbim mjekësor në klinikat apo spitalet të cilat janë pjesë e rrjetit mjekësor të INSIG JETE sh.a, dhe të kërkoni prej tyre aplikimin e zbritjeve nga çmimi i afishuar. Paraqitja e kartës së shëndetit do të jetë gjithnjë e shoqëruar në ID personale.