SIGURIMI I JETËS NË GRUP ME AKSIDENTE PERSONALE

SIGURIMI I JETËS NË GRUP ME AKSIDENTE PERSONALE
Ky sigurim ofron dëmshpërblim për çdo dëmtim trupor apo paaftësi të shkaktuar nga mjete të rastit ose nga pakujdesia juaj. Në këtë sigurim përfshihen personat nga mosha 16-65 vjeç. Mbulimi në sigurim është për periudhë një vjeçare dhe pa kufizim territorial.
Përfitimet e pagueshme janë si më poshtë:
Përfitime në rast të humbjes së jetëssë të siguruarit nga aksidenti, siguruesi i paguan përfituesit dëmshpëblimin e barabartë me shumën e sigurimit nga aksidenti.
Përfitime në rast të humbjes së jetës së të siguruarit nga shkaqe natyrore siguruesi i paguan përfituesit dëmshpërblimin e barabartë me shumën e sigurimit të jetës.
Përfitimi për paaftësinë e përhershme totale
paguhet nga siguruesi deri me shumën totale të sigurimit në rast se si pasojë e aksidentit ndodh:

  • humbja totale dhe e pariparueshme e shikimit në të dy sytë;
  • humbja totale nga gjymtimi fizik apo funksional i dy ose më shumë gjymtyrëve;
  • humbja e plotë e shikimit në një sy dhe humbja e një gjymtyre së bashku;

Përfitimi për paaftësi të përhershme të pjesshme
i paguhet të siguruarit sipas përqindjeve të përcaktuara në kushtet e sigurimit për humbjen e plotë anatomike apo funksionale të gjumtyrëve. Ky përfitim llogaritet mbi shumën e sigurimit të Aksidenteve Personale dhe fillon nga 3 % për humbjen e një falange të gishtit e deri në 100 % për humbje më të rëndësishme. Ky grafik përfitimi gjendet në kushtet e sigurimit.
Përfitimi për paaftësi të përkohshme totale
i paguhet të siguruarit për çdo ditë paaftesisë që vjen si pasojë e aksidentit në masën 0.12% të shumës së siguruar por jo më shumë 1 200 lekë në ditë për nje periudhe deri në 52 javëe qofshin këto dhe jo të vijueshme.
Përfitimi për paaftësitë e përkohshme të pjesshme
paguhet deri në masën 0.03% e shumës së siguruar për jo më shumë se 300 lekë në ditë për një periudhë deri në 52 javë.
Përfitimi për shpenzimet mjekësore
paguhen si përfitim shtesë nga Siguruesi deri në 12 % të shumës së sigurimit të zgjedhur për aksidentet personale. Në këtë përfitim janë të përfshira:

  • Shpenzimet e kryera për trajtim spitalor;
  • Shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale;
  • Shpenzimet për blerjen e medikamenteve mjekësore të rekomanduara nga mjeku;
  • Shpenzimet e bëra pëer transportin e tëe siguruarit në spital;
  • Shpenzimet për kryerjen e konsultave speciale mjekësore