SIGURIMI I KOMBINUAR I JETËS
Ky produkt është një kombinim i sigurimit të jetës dhe sëmundjeve kritike ai ofrohet për persona me moshë 18-65 vjeç. Ky sigurim mbulon shpenzimet mjekësore në rast të diagnostikimit të një nga sëmundjet kritike si Goditja Cerebrale, Kanceri, Ataku i Zemrës, Pamjaftueshmëria e Veshkave. Kontrata e sigurimit ofron përfitimet e mëposhtme:
Përfitimi për humbjen e jetës aksidentalisht – paguhet në masën 100 % të shumës së siguruar të Aksidentit Personal.
Përfitimi për paaftesinë e përhershme të plotë
do të paguhet në masën 100 % të shumës së sigurimit të Aksidenteve Personale, paaftësi e përhershme e plotë do të konsiderohet:
- humbja totale dhe e pariparueshme e shikimit në të dy sytë;
- humbja totale nga gjymtimi fizik apo humbja e funksionit të dy ose më shumë gjymtyrëve së bashku;
- humbja e plotë e shikimit në një sy dhe humbja e një gjymtyre, së bashku.
Përfitimi për paaftësinë e përhershme të pjesshme – llogaritet në përqindje mbi shumën e siguruar sipas grafikut të Aksidenteve Personale.
Përfitimi për paaftësinë e përkohshme e plotë – paguhet në masën 0.12 % të shumës së siguruar të Aksidenteve Personale, por jo më shumë se 1 200 lekë në ditë.
Përfitimi për paaftësinë e përkohshme të pjesshme – paguhet në masën 0.03 % të shumës së siguruar sipas grafikut të Aksidenteve Personale, por jo më shumë se 300 lekë në ditë.
Përfitimi për humbjen e jetës nga sëmundjet – paguhet në masën 100 % të shumës së siguruar të Jetës.
Përfitimi në rast sëmundjeje kritike
do t’i paguhet të Siguruarit, në formën e një shume të vetme brenda një viti pas diagnostikimit, të një nga sëmundjeve kritike të mëposhtme në masën:
- Ataku i Zemrës 30 % të shumës së sigurimit për Jetën
- Goditja Cerebrale 100% të shumës së sigurimit për Jetën
- Kancerin 100 % të shumës së sigurimit për Jetën
- Pamjaftueshmëria e të dy veshkave 100 % të shumës së sigurimit për Jetën