INSIG JETE sh.a.
Shoqëri Sigurimi Jete
Raporti Analitik viti 2021
INSIG JETË SHËNOI RRITJE ME AFRO 50% TË DËMEVE TË PAGUARA GJATË JANAR – DHJETOR 2021
Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Autoriteti Mbikëqyrës për periudhën janar-dhjetor 2021,tregojnë se:
- Aktiviteti i Sigurimeve Jetë në vend shënoi rritje me 22.74% gjatë vitit 2021 krahasuar me janar – dhjetorin e vitit 2020.
- Kontributin më të madh në rritjen e këtij treguesi e jep klasa e sigurimit të jetës së debitorit dhe sigurimi jetë në grup.
- Gjatë muajve janar – dhjetor 2021 totali i dëmeve të paguara nga shoqëria Insig Jetë rezultoi 82,547,000 lekë,ose në rritje
me rreth 50% krahasuar me nivelin e dëmeve të paguara gjatë periudhës janar – dhjetor 2020.
Raporti dëme/prime për janar – dhjetor 2021 i shoqërisë INSIG Jetë rezulton të jetë 37.85% nga 23.67% gjatë 2021 në nivel tregu.