SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT NË GRUP

SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT NË GRUP
Ky sigurim është nje kombimin kompleks I sigurimit të jetës, aksidenti dhe shëndetit. INSIG JETE sh.a. ofron skema të gatshme të sigurimit ose përgatit dhe kombinon skema sigurimi sipas kërkesave dhe mundësive financiare të punëdhënësve.
Kontrata e sigurimit ofron përfitimet e mëposhtme:
Përfitime për trajtimet mjeksore si pacient i shtruar
Siguruesi ofron mbulime për probleme shëndetësore, trajtime mjekësore apo ndërhyrje kirurgjikale që do të kryej i siguruari gjatë periudhës së sigurimit.
Përfitime për trajtime mjekësore si Pacient i Jashtëm
Siguruesi do të ofrojë mbulime për vizita shëndetësore, analiza mjekësore apo mikrokirurgjitë për të cilat nuk kërkohet shtrim në spital.
Paketa të analizave mjekësore Check-up
I siguruari do të kryejë analizat mjekësore sipas paketës në kushtet e sigurimit një herë në vit në një nga klinikat e zgjedhura nga Siguruesi.
Përfitime në rast të humbjes së jetës së të siguruarit nga aksidenti, siguruesi i paguan përfituesit dëmshpëblimin e barabartë me Shumën e sigurimit nga aksidenti.
Përfitime në rast të humbjes së jetës së të siguruarit nga shkaqe natyrore siguruesi i paguan përfituesit dëmshperblimin e barabartë me shumën e sigurimit të jetës.
Përfitimi për paaftësinë e përhershme totale, paguhet nga siguruesi deri me shumën totale të sigurimit të aksidentit.
Çdo person i siguruar pajiset me kartë shendeti e cila duhet të paraqitet nga i siguruari në klinika apo spitale pjesë e rrjetit të INSIG JETE sh.a për të lehtësuar proçedurat e përfitimit të shërbimeve mjekësore.