Çdo person që merr kredi në Banka ka ide të ndryshme për atë se çfarë do të thotë siguri financiare. INSIG Jete sh.a. ju ofron kontratën për Sigurimin e Jetës së Debitorit për shlyerjen e këtij detyrimi nëse kredimarrësi kryesor humb jetën gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë.
Kontrata e Sigurimit të Jetës së Debitorit mbulon rrezikun e vdekjes së të siguruarit për shkaqe natyrore ose aksidentale. Ky sigurim është një mbrojtje financiare për familjen e të siguruarit edhe për Bankën apo Institucionin Financiar, që është përfituesi i kontratës së sigurimit në rast se i siguruari humb jetën dhe kredia e marrë nuk është shlyer akoma.
Shuma e sigurimit është e njejtë me vlerën e kredisë së marrë dhe primi i sigurimit llogaritet duke marrë në konsideratë moshën, gjininë e personit të siguruar dhe shumën e kredisë së lëvruar.
Ky sigurim bëhet në bashkëpunim me partnerin tonë Risigurues Scor Global Life.