SIGURIMI I JETËS DHE SHËNDETIT TË STAFIT TUAJ

Për ju Punëdhënës që të ndiheni të qetë për jetën dhe shëndetin e punonjësve tuaj, mos e mbani vetë përgjegjësine në rastet e ndodhjes së ndonjë aksidenti, kalojani atë INSIG JETE sh,a. Primet e paguara për sigurimin e jetës të punëmarrësve njihen si shpenzime të zbritshme për punëdhënësin.Për sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve INSIG JETE sh.a. ju ofron sigurimet e mëposhtme.
Sigurimi i jetës dhe shëndetit në grup
Sigurimi i jetës në grup me aksidente personale
Sigurimi i kombinuar i jetës
Sigurimi i jetës dhe shëndetit në grup
Ky sigurim është nje kombimin kompleks I sigurimit të jetës, aksidenti dhe shëndetit. INSIG JETE sh.a. ofron skema të gatshme të sigurimit ose përgatit dhe kombinon skema sigurimi sipas kërkesave dhe mundësive financiare të punëdhënësve.
Kontrata e sigurimit ofron përfitimet e mëposhtme:
Përfitime për trajtimet mjeksore si pacient i shtruar
Siguruesi ofron mbulime për probleme shëndetësore, trajtime mjekësore apo ndërhyrje kirurgjikale që do të kryej i siguruari gjatë periudhës së sigurimit.
Përfitime për trajtime mjekësore si Pacient i Jashtëm
Siguruesi do të ofrojë mbulime për vizita shëndetësore, analiza mjekësore apo mikrokirurgjitë për të cilat nuk kërkohet shtrim në spital.
Paketa të analizave mjekësore Check-up
I siguruari do të kryejë analizat mjekësore sipas paketës në kushtet e sigurimit një herë në vit në një nga klinikat e zgjedhura nga Siguruesi.
Përfitime në rast të humbjes së jetës së të siguruarit nga aksidenti, siguruesi i paguan përfituesit dëmshpëblimin e barabartë me shumën e sigurimit nga aksidenti.
Përfitime në rast të humbjes së jetës së të siguruarit nga shkaqe natyrore siguruesi i paguan përfituesit dëmshperblimin e barabartë me shumën e sigurimit të jetës.
Përfitimi për paaftësinë e përhershme totale,paguhet nga siguruesi deri me shumën totale të sigurimit të aksidentit.
Çdo person i siguruar pajiset me kartë shendeti e cila duhet të paraqitet nga i siguruari në klinika apo spitale pjesë e rrjetit të INSIG JETE sh.a për të lehtësuar proçedurat e përfitimit të shërbimeve mjekësore.
Sigurimi i jetës në grup me aksidente personale
Ky sigurim ofron dëmshpërblim për çdo dëmtim trupor apo paaftësi të shkaktuar nga mjete të rastit ose nga pakujdesia juaj. Në këtë sigurim përfshihen personat nga mosha 16-65 vjeç. Mbulimi në sigurim është për periudhë një vjeçare dhe pa kufizim territorial.
Përfitimet e pagueshme janë si më poshtë:
Përfitime në rast të humbjes së jetëssë të siguruarit nga aksidenti,siguruesi i paguan përfituesit dëmshpëblimin e barabartë me shumën e sigurimit nga aksidenti.
Përfitime në rast të humbjes së jetëssë të siguruaritnga shkaqe natyrore siguruesi i paguan përfituesit dëmshpërblimin e barabartë me shumën e sigurimit të jetës.
Përfitimi për paaftësinë e përhershme totale
,paguhet nga siguruesi deri me shumën totale të sigurimit në rast se si pasojë e aksidentit ndodh:
- humbja totale dhe e pariparueshme e shikimit në të dy sytë;
- humbja totale nga gjymtimi fizik apo funksional i dy ose më shumë gjymtyrëve;
- humbja e plotë e shikimit në një sy dhe humbja e një gjymtyre së bashku;
Përfitimi për paaftësi të përhershme të pjesshme
i paguhet të siguruarit sipas përqindjeve të përcaktuara në kushtet e sigurimit për humbjen e plotë anatomike apo funksionale të gjumtyrëve. Ky përfitim llogaritet mbi shumën e sigurimit të Aksidenteve Personale dhe fillon nga 3 % për humbjen e një falange të gishtit e deri në 100 % për humbje më të rëndësishme. Ky grafik përfitimi gjendet në kushtet e sigurimit.
Përfitimi për paaftësi të përkohshme totale
,i paguhet të siguruarit për çdo ditë paaftesisë që vjen si pasojë e aksidentit në masën 0.12% të shumës së siguruar por jo më shumë 1 200 lekë në ditë për nje periudhe deri në 52 javëe qofshin këto dhe jo të vijueshme.
Përfitimi për paaftësitë e përkohshme të pjesshme
paguhet deri në masën 0.03% e shumës së siguruar për jo më shumë se 300 lekë në ditë për një periudhë deri në 52 javë.
Përfitimi për shpenzimet mjekësore
paguhen si përfitim shtesë nga Siguruesi deri në 12 % të shumës së sigurimit të zgjedhur për aksidentet personale. Në këtë përfitim janë të përfshira:
- Shpenzimet e kryera për trajtim spitalor;
- Shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale;
- Shpenzimet për blerjen e medikamenteve mjekësore të rekomanduara nga mjeku;
- Shpenzimet e bëra pëer transportin e tëe siguruarit në spital;
- Shpenzimet për kryerjen e konsultave speciale mjekësore.
Sigurimi i kombinuar i jetës
Ky produkt është një kombinim i sigurimit të jetës dhe sëmundjeve kritike ai ofrohet për persona me moshë 18-65 vjeç. Ky sigurim mbulon shpenzimet mjekësore në rast të diagnostikimit të një nga sëmundjet kritike si Goditja Cerebrale, Kanceri, Ataku i Zemrës, Pamjaftueshmëria e Veshkave. Kontrata e sigurimit ofron përfitimet e mëposhtme :
Përfitimi për humbjen e jetës aksidentalisht – paguhet në masën 100 % të shumës së siguruar të Aksidentit Personal.
Përfitimi për paaftësinë e përhershme të plotë
do të paguhet në masën 100 % të shumës së sigurimit të Aksidenteve Personale, paaftësi e përhershme e plotë do të konsiderohet:
- humbja totale dhe e pariparueshme e shikimit në të dy sytë;
- humbja totale nga gjymtimi fizik apo humbja e funksionit të dy ose më shumë gjymtyrëve së bashku;
- humbja e plotë e shikimit në një sy dhe humbja e një gjymtyre, së bashku.
Përfitimi për paaftësinë e përhershme të pjesshme – llogaritet në përqindje mbi shumën e siguruar sipas grafikut të Aksidenteve Personale.
Përfitimi për paaftësinë e përkohshme e plotë – ppaguhet në masën 0.12 % të shumës së siguruar të Aksidenteve Personale, por jo më shumë se 1 200 lekë në ditë.
Përfitimi për paaftësinë e përkohshme të pjesshme – paguhet në masën 0.03 % të shumës së siguruar sipas grafikut të Aksidenteve Personale, por jo më shumë se 300 lekë në ditë.
Përfitimi për humbjen e jetës nga sëmundjet – paguhet në masën 100 % të shumës së siguruar të Jetës.
Përfitimi në rast sëmundjeje kritike
do t’i paguhet të Siguruarit, në formën e një shume të vetme brenda një viti pas diagnostikimit, të një nga sëmundjeve kritike të mëposhtme në masën:
- Ataku i Zemrës 30 % të shumës së sigurimit për Jetën
- Goditja Cerebrale 100% të shumës së sigurimit për Jetën
- Kancerin 100 % të shumës së sigurimit për Jetën
- Pamjaftueshmëria e të dy veshkave 100 % të shumës së sigurimit për Jetën